Shkëlqen Curry, Golden State dominon në NBA

19 nëntor 2021 | 14:12

Golden State vijon të kryesojë renditjen e Konferencës së Perëndimit dhe të NBA-së. Warriors fituan me rezultat 104-89 në fushën e Cleveland, një tjetër ndeshje magjike e Stephen Curry, autor i 40 pikëve.

Zhgënjen skuadra e Clippersve, që u mund me rezultat 120-108 nga Memphis. Paul George realizoi 23 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan, ndërsa për Memphis u dallua Morant me 28 pikë.

Fiton edhe ekipi i Utah Jazz, që mundi 119-103 Toronto, sfidë ku diferencën e bënë lojtarët e stolit, nga ku erdhën 47 pikë. Miami merr kreun e renditjes në Lindje, pas fitores me rezultat 112-97 ndaj Washingtonit, dy ekipe që këtë sezon janë pretendente.

Beal realizoi 30 pikë për Washingtoni, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Miami u dallua Butler me 32 pikë.

Rezultatet

Cleveland – Golden State          89-104
Miami – Washington                112-97
Memphis – Clippers                  120-108
Minnesota – San Antonio         115-90
Denver – Philadelphia               89-103
Utah Jazz – Toronto                 119-103

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në karate e ka zënë vendin e…