Shkëlzen Maliqi: Diskursi ‘krejt e drejt’ ka gjasa të bëhet mjet propagandues totalitar
Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka komentuar sloganin e Lëvizjes Vetëvendosje – Krejt dhe Drejt.
Maliqi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se diskursi drejt e krejt ka gjasa të bëhet mjet propagandues totalitar që synon heshtjen e çdo opozitë, raporton “Epoka e re”.
Ai ka thënë se LV-ja tani që kanë avancuar me votën dhe me Vjosa Osmanin pretendojnë se janë bërë mazhorancë ende pa u mbajtur zjedhjet.
Postimi i plotë i Maliqit:
Edhe kur kanë qenë pjesë, njëra nga partitë jo mazhoritare të spektrit ose të tepsisë elektorale, LVV ka pretenduar se ajo përfaqëson drejt e krejt interesat e popullit, kjo sipas ljogikës avangardiste bolsheviko leniniste. Tani që kanë avancuar më votën dhe me V. O. pretendojnë se janë bërë mazhorancë ende pa u mbajt zgjedhjet, diskursi drejt e krejt ka gjasa të bëhet mjet propagandues totalitar që synon heshtjen e çdo opozitë, po tash jo sipas modelit leninist, ai është bërë demode sepse populli I Kosovës nuk ka treguar zell revolucionar, por paraqitet si amalgam a çorbë e ngjashme me “ideologjitë” e praktikat e sundimeve të shtetit me tipare erdoganiste (Drejt si referencë për Parti e drejtësisë) dhe putiniste (Krejt si pushtim totalitar dhe ngulfatje e çdo opozitë), kuptohet tani për tani në fillesat e zhvillimit… Tepsia e elektoratit ende nuk është pushtuar, ka votues që ende e prishin lojën që nuk janë më “Krejt popullin”. Këtij pretendimi se pjesa e tepsisë është Krejt Tepsia nuk i kanë shpetuar as LDK ja e viteve 90, e as partitë tjera kur veten e paraqitnin si zërin autentik të popullit, e të tjerët si forca antipopullore e tradhtar…
Mirë se vini në tepsitë dhe tespitë idelogjike të Absurdistanit…



