Shkëmbimi i territoreve sjell rrezikshmëri

04 gusht 2018 | 09:00

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja, ka bërë me dije se është e nevojshme marrja e masave në aspektin e sigurisë meqë, siç thotë ai, situata është e ndërlikuar.

Ai ka mirëpritur rritjen e gatishmërisë së institucioneve të sigurisë në kuadër të Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Qehaja u ka bërë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës t’i ndërmarrin hapat e nevojshëm për të parandaluar çfarëdo lloj autonomie për veriun që mund ta shpallin serbët në atë pjesë. Qehaja ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve. Ai ka pohuar se një ide e tillë është e rrezikshme në aspektin e sigurisë dhe Kosova do të dilte humbëse në këtë aspekt pasi, sipas tij, veriu për Kosovën ka një rëndësi të posaçme.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miradije Kelmendi është emëruar Kryeshefe Ekzekutive e Inspektoratit Policor të…