Shkencëtarët gjermanë: Vetëm vaksinimi me dy dozat garanton mbrojtjen nga varianti indian

22 qershor 2021 | 23:08

Përhapja e variantit indian, të njohur si varianti “delta” i COVID-19, rrezikon të risjellë një valë të re infektimesh për shkak të transmetueshmërisë më të lartë dhe faktit që aktualisht më shumë se gjysma e rasteve të reja të infektimit janë pikërisht me këtë variant.

Një studim i kryer nga Kompania Gjermane e Virologjisë ka konkluduar që varianti indian, që është i rrezikshëm edhe për moshat më të reja mund të shmanget vetëm me imunizimin e plotë që ofron marrja e të dy dozave të vaksinave anti-COVID, për shkak se vetëm një dozë nuk mjafton për të ofruar një nivel të kënaqshëm mbrojtjeje.

“Mutacioni ‘delta’ është më i transmetueshëm se ai ‘alfa’. Duke studiuar shifrat, për t’u siguruar se nuk do të ketë një valë tjetër infektimesh në vjeshtë do të duhet të arrihet deri në 85% të popullsisë me të dyja dozat duke ofruar imunizim të plotë. Natyrisht, kjo shton dhe nevojë e vaksinimit të fëmijë duke filluar nga mosha 12-vjeç për t’i paraprirë varianteve me mutacion që rrezikojnë të rinjtë.”- ka deklaruar mes të tjerash Carsden Valts, Sekretari i Përgjithshëm i Kompanisë Virologjike Gjermane.

Sipas të njëjtave projektime, një tjetër “lockdown” nuk do të ishte efektiv, por përkundrazi do krijonte më shumë hapësirë për mutacionet e reja, duke e cilësuar kështu vaksinimin universal si “rrugëdaljen e vetme nga cikli vicioz i ri-infektimeve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anglia ka shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Çekisë dhe e…