Grupi D / Kualifikohen Anglia, Kroacia dhe Çekia  

22 qershor 2021 | 22:54

Anglia ka shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Çekisë dhe e ka siguruar kualifikimin tutje si e para në Grupin D. Në minutën e 12-të, Jack Grealish asistoi për Raheem Sterling, i cili realizoi me kokë golin e fitore për anglezët.

Çekia u mundua të barazon rezultatin, por pa sukses. Anglia shënoi edhe një gol nëpërmjet Hendersonit, por u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Kroacia në ndeshjen tjetër e mposhti me rezultat 3-1, Skocinë dhe e siguroi pozitën e dytë.

Golat për kroatët i shënuan Nikola Vlasiq, Luka Modriq dhe Ivan Perisiq. Për Skocinë shënues ishte Callum McGregor.

Kualifikimin e ka siguruar edhe Çekia nga pozita e tretë, pasi ka grumbulluar katër pikë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në minutën e 77-të, Kroacia e ka shënuar edhe golin…