Shkencëtarët zbulojnë “pikën e dobët” të koronavirusit

07 gusht 2020 | 08:28

Shkencëtarët nga Universiteti i Kansas kanë zbuluar “pikën e dobët” të virusit Korona SARS-CoV-2. Portali Science Daily raporton se ekspertët testuan një agjent terapeutik kundër koronavirusit dhe zbuluan se 3CLpro (C30 endopeptidaza) është një enzimë thelbësore në zhvillimin e virusit SARS-CoV-2.

Proteazat e koronavirusit 3CL janë objektiva të fortë terapeutike pasi ato luajnë një rol jetësor në replikimin e koronavirusit. Me rastin e përdorimit të inhibitorëve të gjetur të kësaj proteazë në minj laboratorë, rezultoi se ky preparat ndalon përsëritjen e virusit.

Sipas shkencëtarëve, një ndikim i tillë në “pikën e dobët” të virusit bën të mundur bllokimin e riprodhimit jo vetëm të MERS, por edhe të virusit Korona MERS-CoV dhe SARS-CoV-2. Si hap tjetër, ekspertët theksojnë nevojën për ta testuar efektivitetin e ilaçit te njerëzit. /kp

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reja në formë kërpudhe është rezultat i një eksplodimi të…