SHKK-ja nënshkruan memorandum me OJQ “Ri-jeta”

01 mars 2021 | 17:25

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani së bashku me udhëheqësen e organizatës joqeveritare “Ri-Jeta”, Arjeta Musliu, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Me këtë memorandum bashkëpunimi do t’i mundësohet organizatës joqeveritare “Ri-Jeta” ta mbështes Shërbimin Korrektues të Kosovës në rehabilitimin dhe risocializimin e personave të privuar nga liria përmes programeve adekuate, me theks të veçantë këshillim dhe ligjërim për persona të miturit, të cilët janë përdorues të substancave narkotike, me qëllim të riintegrimit të tyre në familje, punë dhe në shoqëri.

SHKK-ja ka njoftuar se synon që përmes bashkëpunimeve të tilla të arrijë progres në fushën e rehabilitimit, risocializimit dhe riintegrimit të personave të privuar nga liria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka…