ShKK-ja për tri vjet parandaloi 130 raste të kontrabandës në burgje

17 prill 2024 | 14:45

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Ismail Dibrani, ka thënë se në tri vitet e fundit janë shënuar 130 raste të parandalimit të kontrabandës në burgjet e Kosovës.

Në konferencën me donatorët, Dibrani ka theksuar se këtë vit është shumëfishuar buxheti për investime kapitale, teksa shtoi se rrugët më të shpeshta të kontrabandës në institucionet korrektuese janë përmes familjarëve apo kompanive të tjera të cilat furnizojnë institucionet me artikuj të ndryshëm.

“Në raste të rralla ka pasur raste edhe kur stafi ka qenë i infiltruar por fatkeqësisht këta zyrtarë nuk janë më në pjesën e Shërbimit Korrektues e as nuk do të jenë asnjëherë. Si asnjëherë më parë ShKK-ja nga koha kur investime kapitale kishim më pak se një milion euro, këtë vit po hyjmë me buxhet tetë milionë euro, gjë e cila na mundëson ndryshimin e infrastrukturës”, ka deklaruar Dibrani.

Tutje, ai tha se ShKK-ja ka filluar projektimin dhe ndërtimin e institucioneve të reja, ku sipas tij, procesi i ndërtimit të burgjeve po bëhet në bashkëpunim me partnerë strategjikë dhe shoqërinë civile. /ksp

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, nga…