Shkolla “28 Nëntori” pajiset me mjete të punës, nxënëseve u mundësohet praktika

02 dhjetor 2019 | 13:04

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se Shkolla e Mesme Teknike “28 Nëntori” është pajisur me të gjitha mjetet e punës dhe materialin e nevojshëm në mënyrë që nxënësit e kësaj shkolle të fillojnë aftësimin profesional në praktikë.

Ai ka thënë se investimi i vazhdueshëm në fuqizimin e shkollave profesionale në Prishtinë, duke krijuar kushte dhe mundësi më të mëdha për mësimdhënie dhe mësim-nxënie cilësore, ndihmon të rinjtë që të përgatiten për tregun e punës sipas kërkesave, trendeve dhe standardeve bashkëkohore.

“Me përkrahjen e Komunës së Prishtinës, kabineti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në Shkollën e Mesme Teknike ‘28 Nëntori’ është pajisur me të gjitha mjetet e punës dhe repromaterialin e nevojshëm, ashtu që nxënësit e kësaj shkolle të fillojnë aftësimin profesional në praktikë”, ka thënë Ahmeti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e mesfushorit të Kosovës, Valon Berisha, duket të…