Shkolla “Abedin Rexha – Sandokani” në Turiqec kremton ditën e themelimit

13 qershor 2022 | 16:25

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Abedin Rexha – Sandokani” në Turiqec ka kremtuar sot ditën e themelimit.

Përveç nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe banorëve, ka marrë pjese edhe kryetari i komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kreu i Skenderajt, ka thënë se është nder dhe krenari për nxënësit dhe mësimdhënësit që shkolla e Turiqecit mban emrin e dëshmorit Abedin Rexha, dhe përveç kësaj, në këtë shkolla mësoi edhe ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryetari Nura ka përgëzuar nxënësit dhe mësimdhënësit, me rastin e ditës së shkollës, si dhe për rezultatet e arritura.

Ndërkaq, drejtori i shkollës, Fadil Beqa paraqiti një historik të shkollës, duke përmend emrat e personaliteteve që kanë dal nga bankat e saj.

Në fund të organizimit janë ndarë disa mirënjohje dhe dhurata, kurse nxënësit e shkollës kanë shfaqur programin me këngë, valle e recitime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 16 Qershorit -…