Shkolla e mesme e mjekësisë ‘Dr. Xheladin Deda’ shënoi 72-vjetorin e themelimit të saj

18 mars 2019 | 16:04

Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë ‘Dr. Xheladin Deda’ në Mitrovicë ka shënuar të hënën 72-vjetorin e themelimit të saj. Për nder të ditës së shkollës drejtori, mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle kanë organizuar një program kulturor-artistik si dhe panairin shkencor.

Në shënimin e kësaj dite ishte i pranishëm drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Iset Beka, zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Sami Zeka, drejtori i shkollës së mesme të Mjekësisë ‘Dr. Xheladin Deda’, Gani Rama, drejtorë të shkollave tjera, nxënës, mësimdhënës dhe prindër.

Për historikun e shkollës, fillimisht foli drejtori i kësaj shkolle, Gani Rama, i cili ndër të tjera tha se ndonëse shkolla ishte themeluar pas luftës së dytë botërore, vetëm në vitin shkollor 1963/64, për herë të parë në kuadër të kësaj shkolle ishte hapur një paralele në gjuhën shqipe, ndërkaq vetëm pas mbajtjes së protestave është arritur angazhimi i mësimdhënësve shqiptarë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Fatih Karahoda është lënduar në ndeshjen ndaj Dritës. Ai…