Shkollat në Mitrovicë respektojnë vendimin e MAShT-it për kompensimin e orëve të humbura

04 mars 2019 | 12:54

Drejtuar nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe në prani të nënkryetarit, Faruk Mujka, të hënën është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, në të cilën janë diskutuar dhe shqyrtuar çështje të rëndësishme nga fushëveprimi i Bordit dhe drejtorive komunale.

Në këtë mbledhje, drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, ka njoftuar ekzekutivin se është duke punuar për respektimin e orarit të punës të subjekteve afariste, ku me këtë rast tri ditët e fundit Drejtoria e Inspeksionit ka inspektuar lokalet të cilat nuk e respektojnë orarin e punës pas orës 23:00 pa leje dhe të dielën që është ditë pushimi.

Ai ka thënë se është respektuar urdhëresa e drejtorisë së tyre dhe nuk kanë pasur telashe në këtë çështje.

Po ashtu, gjatë kësaj mbledhje zyrtari kryesor financiar, Adem Fazliu, ka folur lidhur me raportin për shqyrtimin e pyetësorit vetvlerësues, me ç’rast ka njoftuar se ky raport përgatitet në kuadër të pesë komponentëve kryesore siç është mjedisi i kontrollit, menaxhimi i riskut, aktivitetet e kontrollit, informatave dhe komunikimit, si dhe aktiviteteve të monitorimit.

Gjithashtu ai ka thënë se ky pyetësor përmban gjithsej 106 pyetje prej të cilave kanë rezultuar me 246 poena, gjegjësisht mesatarja e vlerësimit është 2.25 për qind.

Ndër të tjerash Fazliu ka theksuar se në rritjen e performancës ka ndikuar edhe përgatitja e listës së rreziqeve gjatë vitit 2018, ndërsa Plani Zhvillimor Komunal dhe Kodi i Mirësjelljes të cilat do të përgatiten gjatë këtij viti do të ndikojnë në rritjen e përformancës.

Ndërsa drejtori i Arsimit, Iset Beka, ka bërë me dije se në shumicën e shkollave të komunës së Mitrovicës është respektuar vendimi i Ministrisë së Arsimit duke filluar nga dita e shtunë me kompensimin e ditëve të humbura si pasojë e grevës së personelit arsimor.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kastriot Rexha me golin e shënuar në ndeshjen ndaj KEK-ut…