Shkon në Kuvend Projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

03 korrik 2018 | 18:03

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka mbajtur të martën mbledhjen e radhës, kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare, në të cilën shqyrtoi Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Anëtarët e Komisionit, diskutuan për përmbajtjen e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, lidhur me privatizimin, mandatin e EULEX-it, çështjet e Gjykatës së Apelit, sistemit të drejtësisë, si dhe lëndët e pazgjidhura nga gjykatat.

Komisioni përkrahu në parim Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Mbledhja ka vazhduar me shqyrtimin e Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për familjen, i cili hyri në rend dite dhe u përkrah në parim.

Kërkesa për inicimin e procedurave për ndryshim-plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, iu procedua Komisionit për Bujqësi, ndërsa kërkesa e Sindikatës së pavarur të ish-Këshillit Komunal për Financim Gjakovë, vitet 1992-1999, iu dërgua Komisionit për Shëndetësi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra e shqiptarëve është eliminuar nga Kupa e Botës, ani…