Shkrimtarë, merrni pak mësim nga ukrainasit!

29 shtator 2022 | 14:45

Shkruan: Berat Dakaj

Shkrimtarët ukrainas, brenda dhe jashtë Ukrainës, që prej shkurtit nuk pushojnë së shkruari për krimet ruse në Ukrainë.

Të gjitha shqisat, edhe kur janë larg saj, i kanë në Ukrainë. I nuhatin gjakun, barutin, erën e bukës. I dëgjojnë vajet e foshnjave. I dëgjojnë ofshamat e pleqve dhe të plakave, të të plagosurve e të të plagosurave. I dëgjojnë krismat e bombave e të raketave. I shohin viktimat si palosen e bien përtokë e si u shkëputen gjymtyrët nga trupi.

Shkrimtarët ukrainas nuk po korrin grurë si bujqit, por po mbledhin dhimbje nëpër fusha, male, lëndina, banesa, shtëpi dhe po i shkruajnë në kompjuter dhe po i shtypin në letër.

Po dokumentojnë krimet e Putinit i cili, kurdoherë, se një ditë pa përfunduar lufta aty s’ka qare, do ta presin fundin e luftës dhe fillimin e gjyqit të tij, një gjyqi që gjithë bota do ta ndjekë ashtu siç e ndoqi atë të Nurembergut dhe siç e ndoqëm ne atë të Millosheviqit.

Kështu si po mendojnë dhe po veprojnë sot shkrimtarët ukrainas, gjatë dhe menjëherë pas luftës është dashur të mendojnë dhe të veprojnë edhe shkrimtarët e Kosovës, të cilët, në vend të poezive sociale, atdhetare, erotike, duhej t’i rrëzonin lisat, t’i bënin letër e ta shkruanin historinë më të re të Kosovës e më të dhimbshme se kurrë më parë. Duhej të vepronin kështu e jo t’u vërsuleshin çlirimtarëve – atyre që na çliruan bythën.

Është vonë tash të shkruhet për luftën, por më mirë vonë se kurrë. Ka ende të gjallë që i përjetojnë çdo ditë sakrificat e familjes, të fqinjëve, të bashkëfshatarëve, të qytetarëve e që mund të flasin për përjetimet e rënda të shkaktuara nga Millosheviqi dhe nga pushtuesit e tij.

Gjithashtu, shkrimtarët e Kosovës, ashtu si ata pak shkrimtarë të Rusisë që po flasin e po arrestohen, duhet të dinë t’ua tërheqin “dizginat” (frerët) pushtetarëve tanë për çdo gabim që bëjnë e jo të bëhen servilë të tyre. Një ditë, nëse jo një gjyq i Kosovës, ata do t’i gjykojë familja dhe shoqëria. Kaq mjafton për ta thyer moralin e tyre!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Francës, njëherit anëtar i PSG-së, Kylian Mbappe është…