Shkrumbohet në autostradën Durrës-Tiranë një makinë e vjedhur

15 tetor 2019 | 10:36

Mbrëmë në autostradën Durrës-Tiranë një automjet i vjedhur ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ku mjeti i braktisur në anë të rrugës ishte i shpallur në kërkim, pasi i ishte vjedhur pronarit P.Z, banues në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin  e rrethanave të ngjarjes. /TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fadil Beka është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.…