Shkuarja e qytetarëve të Kosovës në Shqipëri, gastronomët: Eksportim i parave dhe importim i virusit

09 prill 2021 | 14:55

Vendosja e masave të reja kundër Covid-19 ku është paraparë edhe mbyllja e gastronomisë dhe qendrave tregtare deri më 18 prill, ka bërë shumë qytetarë të Kosovës që t’ia mësyjnë Shqipërisë për të kaluar këtë fundjavë. E për këtë kanë shprehur shqetësimin edhe shoqata e Gastronomëve të Kosovës, madje sipas tyre shkuarja e qytetarëve në Shqipëri nënkupton eksportim të parave dhe importim të virusit tek ne.

Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve, ka thënë se mbyllja e lokaleve të gastronomisë në vend ka qenë një politik jo e mençur nga institucionet e vendit.

“Ne po shohim këto si një politike jo të mençur sepse kufijtë me Shqipërinë të cilat janë të liruar sa i përket kontrollit është shfrytëzuar ky momentum nga qytetarët e vendit tonë duke eksportuar para dhe duke importuar virusin. Pse po them kështu? Sepse gjendja epidemiologjike është e ngjashme me vendin tonë dhe me Shqipërisë. Nëse tek ne ka një mbyllje të tillë, ku vetë institucionet tona nuk po i zbatojnë masat, ku i kemi parë vetë byfetë dhe me këto organizimet që janë bërë nëpër ministri të ndryshme, në Shqipëri rregullimi i gastronomisë funksionon deri në ora 20:00 edhe mund ta marrin virusin edhe nga atje. Dhe çfarë po bëhet këtu, do të thotë nuk po ruhet ky koncetrim i kapitalit që ka qenë në Kosovë dhe tani po derdhet në Shqipëri, ku vetëm po shkaktojmë një humbje e sidomos në muajt të cilët performojnë më së miri si industri”, ka thënë ai për “EO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas mediave kroate, sulmuesi kosovar i Dinamo Zagrebit, Lirim Kastrati,…