Shkurte Fejza takon ish-presidentin Clinton: Mirënjohje nga zemra në emër të popullit të Kosovës

19 maj 2026 | 11:23

Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Fejza ka takuar në SHBA ish-presidentin Bill Clinton.

Lajmin e ka bërë me dije vet këngëtarja në rrjetet sociale.

Shkurte Fejza ka thënë se ky takim ishte një moment falënderimi dhe mirënjohjeje të thellë për gjithçka që ish-presidenti Clinton ka bërë për Kosovën.

“Në emrin tim dhe në emër të gjithë atyre që e bartin Kosovën në zemër, dje në Shtetet e Bashkuara pata nderin e veçantë të takoj Presidentin Bill Clinton. Ky takim ishte më shumë se simbolik. Ishte një moment falënderimi dhe mirënjohjeje të thellë për gjithçka që presidenti Clinton ka bërë për Kosovën, për vendimin historik, për guximin moral dhe për qëndrimin e palëkundur në anën e së drejtës, në ditët më të errëta të popullit tonë. Pa atë angazhim vendimtar, liria jonë do të kishte një histori tjetër. Një falënderim i veçantë shkon edhe për shqiptarët e Amerikës, shqiptaro-amerikanët, zemra e gjallë e shqiptarizmës, zëri ynë i palëkundur në kohë rreziku dhe shtylla e fuqishme e miqësisë së përhershme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Liria e Kosovës mban edhe emrin e ndërgjegjes amerikane, dhe ky emër do të kujtohet përjetë me mirënjohje dhe nder”, ka shkruar në “Facebook” këngëtarja Shkurte Fejza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Egzona Imeri shpall te pavlefshem diplomen e Fakultetit të lëshuar…