Shkurte Ismajli fiton medaljen e bronztë në botëror

20 maj 2023 | 15:00

Kick-boksierja Shkurte Ismajli ka arritur sukses të madh në Kupën Botërore të këtij sporti që po zhvillohet Stamboll të Turqisë.

Ismajli arriti të stoliset me medaljen e bronztë në kategorinë 59 kilogramë. Në njoftimin e Federatës së kick-boxit të Kosovës ky konsiderohet një sukses i madh për garuesen perspektive.

Në këtë garë po marrin pjesë 45 shtete me qindra garues. Teksa si garues do të marrë pjesë edhe Arbër Salihi. Ndarjen e drejtësisë në këtë turne do ta bëjë edhe një gjyqtari nga Kosova, Albin Musa.

Kupa e botërore, zhvillohet nga 18 deri më 21 maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlo Ancelotti ka folur në konferencën për shtyp përpara sfidës…