Shmanget tragjedia në Holandë, rrëzohet çatia e stadiumit të Alkmaarit

11 gusht 17:50

Shmanget tragjedia në Holandë pas shembjes së një pjesë mbuluese të stadiumit të Alkmaarit, për shkak të motit të keq. Siç shihet edhe nga fotot, një pjesë e çatisë nuk ka mundur t’u rezistojë erërave të forta, duke rënë mbi ndenjëset e tifozëve.

Për fat të mirë, skuadra e AZ Alkmaar, këtë javë luan në transfertë me Waalwijk, kështu që është shmangur një tragjedi njerëzore, pasi nëse do të ndodhte në momentin e një ndeshjeje, pasojat do të ishin katastrofike.

“AFAS Stadion” ka një kapacitet prej 17 023 personash dhe është ndërtuar në qytetin e Alkmaarit, 25 milje në veriperëndim të kryeqytetit të Holandës, Amsterdam.

Më 15 gusht ishte programuar të luhej ndeshja kualifikuese e raundit të tretë të Europa League kundër FC Mariupol, por në kushtet e tanishme ky stadium nuk mund t’i hapë dyert.

Në të njëjtin impiant në vitin 2013 shpërtheu një zjarr në përplasjen e Europa League-s kundër skuadrës greke Atromitos, duke bërë që loja të braktisej pas 57 minutash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, raportohet se mund të fokusohet…