Shoferët nga Maqedonia e Veriut bëjnë tmerr me kamionë në Zvicër

20 shkurt 2020 | 12:16

Një skenë e tmerrshme ka ndodhur të shtunën në autostradën afër Erstfeldit në Zvicër. Tre automjete të rënda të cilat transportonin makina, kanë qarkulluar mbrapsht në autostradën A2 për t`iu shmangur kontrollit policor.

Të shtunën e kaluar, Policia kantonale e Urit pranoi një informatë të çuditshme. Disa persona kanë lajmëruar se kishin parë tre kamionë duke qarkulluar mbrapsht në A2 afër Erstfeld (UR). Kontrollet e kryera nga një patrullë policore e kanë konfirmuar këtë dyshim dhe kanë konsdtatuar se tre automjete të rënda që po transportonin makina, kanë qarkulluar mbrapsht në korsinë e djathtë, si dhe në korsinë e urgjencës, për afro 300 metra për të shmangur një kontroll.

Të tre automjetet janë dërguar në qendrën kompetente për trafik të rëndë në Erstfeld, shkruajnë mediat zvicerane. Tek automjetet janë vërejtur dëmtime të ndryshme teknike. Aktualisht, ato janë duke u riparuar. Ata do të jenë në gjendje ta rifillojnë rrugën pasi të përfundojnë me riparimet.

Në një deklaratë për media, policia tha se tre vozitësit nga Maqedonia e Veriut ishin sjellë para drejtësisë. Atyre u kërkohej gjithashtu të paguanin një depozitë prej disa mijëra frangash.

Për Reto Jaussi, drejtor i Shoqatës Zvicerane të Transportit Rrugor (ASTAG), manovrimi i kamionëve është plotësisht i papërgjegjshëm. “Këtë lloj sjellje nuk e tolerojmë në asnjë mënyrë”. Për më tepër, është hera e parë në Zvicër, që ka dëgjuar për kamionë që kthehen mbrapsht në autostradë për ta shmangur kontrollin policor./tetovasot/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, sot (e enjte) zhvillohen…