Shoferit të autobusit i kapen mbi 48 mijë euro të padeklaruara në Murriqan

07 shkurt 2023 | 11:22

Një 35-vjeçar është proceduar penalisht nga policia në pikën kufitare të Murriqanit, pasi në autobusin që drejtohej prej tij u gjet një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara.

Shuma prej 48 100 euro ishte fshehur në autobusin që vinte në Shqipëri nga një vend i Bashkimit Evropian (BE).

Mbi të riun tashmë rëndojnë akuzat për veprat penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e policisë kufitare në PKK Muriqan, në kuadër të planit të masave të hartuar nga DVKM Shkodër, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë ndaluar për kontroll të detajuar autobusin e një linje transporti ndërkombëtar, me drejtues shtetasin R. A. Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë kufitare kanë gjetur 48 100 euro, të cilat drejtuesi i automjetit, shtetasi R. A., i kishte fshehur në një çantë, me qëllim që të mos i deklaronte sipas përcaktimeve ligjore. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, ka njoftuar policia e shtetit shqiptar. /euronews.a/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka postuar…