Shoqata e Gastronomëve: Në momentin që masat aktuale mund të ndryshojnë, do të ketë organizim të protestave

08 mars 2021 | 13:32

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka insistuar se në momentin që masat aktuale mund të ndryshojnë, do të ketë organizim të protestave.

Gastronomët me anë të një njoftimi për media kanë theksuar se nuk kanë ndërruar mendjen në lidhje me organizimin e protestave të mundshme.

“Theksojmë përsëri se në momentin që masat aktuale mund të ndryshojnë, do të ketë organizim të protestave”, është thënë në njoftimin e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli televiziv, Kourtney Kardashian, ka postuar së fundmi disa poza…