Shoqata humanitare “Bereqeti” vazhdon t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë

14 janar 12:51

Në vazhdën e aktiviteteve të saj, shoqata humanitare bamirëse “Bereqeti”, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, ka shpërndarë 800 kilogramë miell kryesisht për pleqtë e vetmuar, të cilët, në marrëveshje me furra të ndryshme, marrin bukë të gatshme.

Drejtori i shoqatës humanitare bamirëse “Bereqeti”, Behxhet Ajvazi, ka thënë se 800 kilogramë miell i ka dhuruar donatori Shefki Pacolli nga Hajvalia e Prishtinës dhe do t;u ndahen kryesisht për familjet në nevojë e që janë në regjistrin e shoqatës “Bereqeti”.

“Ne, si shoqatë, jemi munduar që t’u dalim sadopak në ndihmë qytetarëve të cilët kanë nevojë në këto ditë dimri, u kemi dhënë dhjetë familjeve nevojtare në Prishtinë nga dy metra dru për ngrohje. Kryesisht janë përzgjedhur familjet që kanë jetimë, me këtë rast falënderojmë Blerim Vitinë dhe Xhevdet Haxhollin nga Hajvalia për këto ndihma”, ka thënë Ajvazi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shefi i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka takuar sot…