Walkeri takohet me Kurtin, kërkon që të formohet qeveria

14 janar 2020 | 12:33

Ish-shefi i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka takuar sot kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në selinë e këtij subjekti politik.

Ai i ka thënë Kurtit të ngutet dhe ta bëjë qeverinë sa më parë.

“Kanë kaluar 100 ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe duhet të formohet koalicioni qeverisës”, është shprehur ai.

Walker po qëndron në Kosovë në përvjetorin e 21-të të masakrës së Reçakut e cila ndodhi më 15 janar 1999.

Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lakersat vazhdojnë të dominojë në Konferencën e Perëndimit, duke fituar…