Shoqata ‘Jehona e Malësisë’ nderon Skënderbeun në Tuz, Berishaj: Simbol i përjetshëm i kombit shqiptar
Shoqata “Jehona e Malësisë” në Michigan ka vendosur kurorë me lule pranë shtatores së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Tuz, në nder të ditëlindjes së tij.
Ky aktivitet përkujtimor është organizuar si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për figurën dhe veprën e heroit të kombit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili mbetet simbol i qëndresës, lirisë dhe identitetit kombëtar shqiptar.
Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi “Facebook”, kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Michigan, Zef Berishaj, i cili ka theksuar se Skënderbeu është figura që i dha lavdi historisë shqiptare dhe u bë simbol i trimërisë, lirisë dhe bashkimit kombëtar.
“Një figurë që i dha lavdi historisë shqiptare dhe u bë simbol i trimërisë, lirisë dhe bashkimit kombëtar. Me guximin dhe mençurinë e tij, Skënderbeu mbrojti trojet shqiptare dhe frymëzoi breza të tërë me dashurinë për atdheun”, ka shkruar Berishaj.
Postimi i plotë:
Sot kujtojmë lindjen e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu
Një figurë që i dha lavdi historisë shqiptare dhe u bë simbol i trimërisë, lirisë dhe bashkimit kombëtar. Me guximin dhe mençurinë e tij, Skënderbeu mbrojti trojet shqiptare dhe frymëzoi breza të tërë me dashurinë për atdheun.
Lavdi përjetë heroit të kombit!
Historia e tij jeton në zemrat tona




