Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ do të ndërtojë edhe pesë shtëpi në Gjakovë

10 mars 2022 | 11:42

Edhe pesë shtëpi do të ndërtohen për familjet në nevojë nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”. Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Gjakovës me anë të një njoftimi për medie.  Ndërtimi i këtyre shtëpive do të nisë pasi të përmirësohen kushtet klimatike.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

“Edhe 5 familjeve në nevojë, u është dhënë lajmi për ndërtimin e shtëpive.  Kjo është arritur falë marrëveshjes së komunës së Gjakovës me shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’ për ndërtimin e 10 shtëpive, për familjet që nuk kanë mundësi të sigurojnë banimin. Ditë më parë, lajmi i është kumtuar dhe 3 familjeve, njërës prej të cilave i është blerë banesë. Se shpejti, lajmi do t’ju jepet edhe dy familjeve tjera,  që jetojnë me asistencë sociale. Ndërtimi i shtëpive do të nisë sapo të përmirësohen kushtet klimatike”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Petrol Company” përmes një njoftimi ka bërë të ditur se…