Shoqata Sindikale në QKUK kërkon 50 për qind rritje të pagës

21 shtator 2022 | 14:06

Para objektit të Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë protestuar një pjesë e anëtarëve të Shoqatës Sindikale të Punëtorëve Shëndetësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Përmes kësaj proteste ata kanë kërkuar rritje të pagës për 50 për qind dhe implementimin sa më të shpejtë të Ligjit të Pagave për punëtorët shëndetësor.

Kryetari i shoqatës sindikaliste, Xhemajl Selmani, kërkesën për 50 për qind të rritjes së pagës e konsideron kërkesë minimaliste ndërsa thekson se gjendja në shëndetësi është e rënduar.

“Kërkesa jonë për rritje të pagash për 50 për qind është kërkesë minimaliste”, vlerëson ai.

Ai thekson se Ligji për Paga është rikthyer tri herë nga agjenda e mbledhjeve parlamentare.

“Ligji për paga është rikthyer tri herë nga agjenda e mbledhjeve parlamentare. Është punuar pa transparencë. Kështu siç është punuar në dukje duket mirë, por në përmbajtje duket se është formuar për të mos u implementuar”, shton ai.

Në anën tjetër sipas nënkryetarit të Shoqatës Sindikale, Agron Kryeziu, askush nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë nuk është pjesë e grupit punues për Ligjin e Pagave. Ai thotë se askush nuk i përfaqëson interesat e personelit shëndetësor.

“Nuk ka ekip punues në implementimin e Ligjit të Pagave nga Federata. S’ka grup punues – nuk përfaqëson askush interesat e personelit shëndetësor, ne kemi vendos me reagu ashtu sic na përcakton ligji”, thotë ai.

Kryeziu gjithashtu thotë se nuk ka sinqeritet nga ana e Qeverisë karshi stafit shëndetësore gjatë implementimit të ligjit por që sipas tij problem në shëndetësi nuk janë vetëm pagat por edhe investimet kapitale

“Nuk është vetëm paga janë investimet kapitale investimet në shëndetësi këto të gjitha janë të ndërlidhura. Infermierët janë ne pozitë të mjerueshme e kanë një rrogë simbolike, me këtë rrogë simbolike një infermier paguhet 377 euro kjo pagesë është vetëm për dhjetë ditë, kjo pagë është e papërballueshme”, thekson ai po ashtu.

Ai paralajmëron se nëse nuk ndërmerret asgjë nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë protestat do të jenë edhe më masovike.

Kujtojmë se protestën të cilën e kanë mbajtur sot Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor në QKUK e ka kundërshtuar Federata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësore në Kosovë. /Gazeta Shneta/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin, bëri të ditur se ka nënshkruar…