Shoqëria civile kundër shfuqizimit të Ligjit për Specialen

22 dhjetor 21:40

Organizatat e shoqërisë civile FOL, KDI, Çohu, Indep dhe D+ kanë dal kundër iniciativës për ndryshim të Ligjit për Dhomat e Specializuara

“Ne, organizatat e nënshkruara në këtë letër e kundërshtojmë iniciativën e një pjese të deputetëve te Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kjo iniciativë është e rrezikshme, eksperiment i dëmshëm dhe i paprecedent në shtetndërtimin tonë”.

“Deputetet e Kuvendit të Kosovës do te duhej të prezantojnë përgjegjesi shtetërore kur gjenden përballë këtyre iniciativave, e te cilat minojnë skajshmërisht kredibilitetin e shtetit dhe humbin besimin e partnereve tanë.Kerkojmë nga Kuvendi i Kosovës, nga deputetët individualisht dhe nga Qeveria e Kosovës qe te jetë e ndërgjegjshme për rreziqet qe kjo iniciativë ka dhe për pasojat e pariparueshme në funksionalitetin e shtetit dhe humbjen e përkrahjes nga shtetet aleate”, thuhet në reagimin e këtyre organizatave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mos…