Shpallet fituesi i “Eurovision 2020”

13 maj 2020 | 11:02

Pandemia e koronavirusit në mbarë botën ka anuluar edhe Festivalin Ndërkombëtar “Eurovision 2020”. Por, pavarësisht kësaj, “Eurovision 2020” erdhi në një formë tjetër në “Youtube”, me një finale të quajtur “Eurostream 2020”, ku këngëtarët u vlerësuan në mënyrë joprofesionale.

Në këtë platformë u prezantuan të gjithë këngëtarët konkurrues dhe një prej tyre u shpall fitues, i cili nuk është fituesi zyrtar i këtij festivali.

Arilena Ara përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Fall from the sky” në natën e dytë të festivalit, në pamundësi për ta përgatitur në kohë videoklipin.

Fituesi i “Eurostrim 2020” u shpall grupi që përfaqësonte Islandën “Daði og Gagnamagnið”.

Në 5 vendet e para u renditën Islanda, Lituania, Rusia, Suedia dhe Belgjika, ndërsa Arilena arriti të futet në finale, por u rendit në vendin e fundit me 63 pikë, 26 pikë nga juria dhe 37 pikë nga televotimi.

Ende nuk dihet nëse Arilena do të na përfaqësojë vitin tjetër në “Eurovision” apo do të zgjedhej një tjetër përfaqësuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës nëpërmjet një paraqitje në sheshin kryesor…