Shpallet në kërkim Driton Podrimqaku, e goditi me veturë policin

13 prill 2021 | 23:43

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Driton Podrimqakun nga Novosella e Pejës.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

I njëjti posedon një veturë të tipit “VW Tiguan”, ngjyra e hirit me targa 03 990 GB.

Burimet e Klan Kosovës bëjnë me se policia kishte shkuar për ta arrestuar të dyshuarin, por ai e kishte sulmuar një polic dhe ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes.

Gjendja shëndetësore e zyrtarit policor është stabile.

Qytetarët që kanë informacione për vendndodhjen e 41 vjeçarit ta njoftojnë Policinë e Kosovës në numrat e telefonit:

192 ose

0800 19 999

ose

038 432 327

– Drejtoria Rajonale në Pejë.

Informatat mund të jepen edhe në e-mail adresën: [email protected].

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brukseli dëshiron që pasaportat e vaksinimit të jenë në funksion…