SHPALLET QYTETAR NDERI I TROPOJËS, XHAVIT JASHARI, PJESTARI I FAMILJES SË FAMSHME KOMBËTARE JASHARI TË PREKAZIT!

16 maj 2026 | 11:50

 


Ismet Sylejmani

Ky nderim për Kryetarin e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, është nderim jo vetëm për fisin e madh të Kombit, Jasharajt e Drenicës, por edhe për tërë Familjet e Dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë e Vise, sepse nderohet Kryetari i tyre, Ai i cili për vite të tëra nderon në çdo përvjetor të rënieve heroike e masakrave të shumta anë e kënd Kosovës, çdo pikë gjaku të derdhur për liri e çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese!
Shpallja “Qytetar Nderi” e Tropojës të Xhavit Jasharit, është një vlerësim me domethënie të thellë kombëtare e historike!

Tropoja, vendi i qëndresës, i luftës dhe i lidhjeve të pathyeshme kombëtare, nderoi një njeri që përfaqëson sakrificën, dhimbjen, krenarinë dhe lavdinë e familjes legjendare Jashari!

Tropoja, kjo krahinë lavdimadhe e Shqipërisë Nënë, nderoi Xhavit Jasharin, birin e familjes legjendare Jashari të Prekazit!

Ky nderim i bërë nga Tropoja heroike, është nderim për sakrificën, qëndresën dhe lavdinë e familjes më emblematike të Kombit shqiptar!

Është nderim për familjen Jashari që me gjakun e saj e ngriti lirinë e Kosovës në piedestalin më të lartë të historisë sonë kombëtare!

Tropoja, vend i burrërisë, i besës dhe i pushkës për liri, e njeh mirë dhimbjen dhe sakrificën e Jasharajve, sepse ndër shekuj ka qenë krah i fortë i çështjes kombëtare shqiptare!

Prandaj, nderimi për Xhavit Jasharin është nderim për Prekazin legjendar, për Drenicën heroike dhe për të gjithë dëshmorët e UÇK-së!

Familja Jashari nuk është vetëm një familje e Drenicës dhe Kosovës, por është themel i lirisë shqiptare dhe simbol i pavdekësisë kombëtare!

Nga kjo familje dolën burrat më të mëdhenj të kohës sonë, të cilët me gjakun e tyre e ngritën lirinë e Kosovës në piedestalin më të lartë të historisë kombëtare!

Në mesin e kësaj familjeje të lavdishme, Xhavit Jashari mbeti zëri i fuqishëm i kujtesës kombëtare, i respektit për dëshmorët dhe i nderimit të amanetit të tyre!

Ai, me përkushtim të rrallë dhe me dinjitet të lartë njerëzor e kombëtar, ka qenë pranë çdo Familjeje Heroi e Dëshmori, pranë çdo varri të të rënit, pranë çdo përkujtimi të luftës çlirimtare!

Në çdo cep të Kosovës ku është derdhur gjak e sakrifica për liri, aty ka qenë edhe Xhavit Jashari, për të nderuar rënien heroike të bijve dhe bijave më të mira të Kombit shqiptar!

Ky nderim nga Tropoja Legjendare është gjithashtu një mesazh i fuqishëm i Bashkimit kombëtar!
Tropoja, vendi që në kohët më të lavdishme hapi dyert për luftëtarët e lirisë, me krenari nderoi një nga figurat më përfaqësuese të familjes Jashari!

Xhavit Jashari nuk përfaqëson vetëm mbiemrin e madh Jashari, por përfaqëson krenarinë e Familjeve të Dëshmorëve, dhimbjen e nënave shqiptare, sakrificën sublime të luftëtarëve të UÇK-së dhe idealin e shenjtë të lirisë!

Ky titull i dhënë nga Tropoja është nderim për Prekazin Legjendar, për Drenicën heroike, për Komandantin Legjendar të UÇK-së Adem Jasharin, për UÇK-në dhe për të gjithë ata që ranë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese!

Lavdi e përjetshme familjes Jashari!
Lavdiq Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!
Nder e respekt për Xhavit Jasharin!

Prishtinë, 16 Maj 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është hedhur shorti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)…