Shpejtim Bulliqi emërohet kordinator i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë

05 shkurt 2022 | 20:58

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi është emëruar koordinator i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

Lajmin e ka bërë të ditur Bulliqi përmes një postimi në “Facebook”.

Ai ka thënë se do t’i kushtojnë rëndësi procesit të zgjedhjeve të brendshme të LVV-së dhe do tu ofrojnë mundësi të rinjve.

Njoftimi i plotë:

Të dashur aktivistë e anëtarë të Lëvizjes, të nderuar qytetarë të Podujevës

Dua t’ju njoftoj se jam emëruar kordinator i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Podujevë.

Emërimi im është bërë nga kryesia dhe kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE z. Albin Kurti, ku edhe shfrytëzoj rastin t’i falenderoj për besimin dhe përgjegjësinë që ma kanë deleguar.

Detyrën e kordinatorit do ta kryej me përgjegjësi të lartë duke punuar maksimalisht në forcimin dhe zgjerimin e organizatës, me struktura të reja e të forta që garantojnë perspektivë për Lëvizjen e për qytetarët e Podujevës.

Procesit të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes do t’i kushtojmë rëndësi duke ju ofruar mundësi e hapësirë kuadrove të reja dhe të dëshmuara.
Na priftë e mbara!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Nga Tribunali Special në Hagë, u bë…