Shpejtim Gacaferi, zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal në Junik

07 dhjetor 2021 | 14:12

Bartësi i listës për asamble komunale në Junik, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Gacaferi, është zgjedhur kryesues i kuvendit komunal në Junik.

Njoftimin e ka bërë me dije vet Gacaferi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Dje Ruzhdi Shehu nga LDK-ja ka dhënë betimin për kryetar të komunës së Junikut.

Postimi i plotë i Gacaferit:

Të nderuar qytetarë dhe bashkëpunëtorë,

Jam më se i nderuar të kryesojë Kuvendin Komunal të Komunës së Junikut dhe ju premtojë që do ta nderojë këtë titull që më besuat sot.

Për të udhëhequr qytetin tonë e morëm nga qytetarët e Junikut së pari besim dhe tani mirëbesim: besimi se rruga që po ndjekim është ajo e duhura dhe mirëbesimi tek partneret me të cilët bashkojmë forcat e bashkëpunojmë.

Përvoja jonë për të përballuar vështirësitë dhe sfidat me të cilat jemi ndeshur si në jetën e përditshme ashtu edhe në programin tonë për të ardhmen, e kanë dëshmuar se bashkimi i forcave dhe bashkëpunimi kanë krijuar atë sinergji që asnjë individ nuk mund të gjenerojë i vetëm.

Projekti ynë i përbashkët i të ardhmes së Junikut nuk mund të ndërtohet i vetëm apo duke luftuar, penguar e përjashtuar njëri-tjetrin. Sepse të gjitha sfidat e komunës kanë nevoje për një qasje të koordinuar e jo kaotike. Nuk mund të luftohen individualisht pa një strategji të përbashkët e pa një bashkëpunim të ngushtë që nga identifikimi i problemit deri tek reagimi i përbashkët.

Të gjitha vendimet që nga tani e tutje do të jenë të bazuara në nevojat e qytetit dhe qytetarëve të Junikut.

Ditët, javët dhe muajt në vijim do të jenë dëshmi që NDRYSHIMI ka qenë qëllimi ynë kryesorë. Nuk është më ç’ështje fjalësh po veprash.

E keni mirënjohjen time dhe respektin tim të përhershëm për përkrahjen dhe mbështetjen tuaj.

I juaji,

SHG!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka vlerësuar se institucionet e…