Shpend Ahmeti padit Lëvizjen Vetëvendosje

12 shkurt 2019 | 11:16

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Ahmetit, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë shpifje në lidhje me furnizimin me qumësht në shkollat e kryeqytetit të Kosovës.

“Sot ushtrova padi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për shpifjet e vazhdueshme që i ka bërë, posaçërisht në këtë rast – ka të bëjë me qumështin në shkollat e Prishtinës. Këtë padi e kam bërë sepse ata tërë kohën e kanë shpallur veten gjykatës, edhe pse kanë qenë tërë kohën në furnizimin me qumësht dhe të gjitha këto furnizime, të cilat ata i kanë potencuar, kanë ndodhur sa kam qenë unë në Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është ai që fshihet prapa të gjitha këtyre akuzave.

“Kur pajtohesh me Albin Kurtin, quhet socialdemokraci; kur nuk pajtohesh me të, quhet korrupsion”, ka thënë Ahmeti pasa dorëzimit të padisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligjvënësit në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë arritur…