Shpend Ahmeti për vizitën e Kurtit në ShBA: Lajm i keq mungesa e takimeve me nivelin e lartë amerikan

16 maj 2022 | 23:20

Ish-nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA.

Derisa vizita e të parit të Qeverisë së Kosovës në SHBA po vazhdon, në Kosovë Albin Kurti po kritikohet për mungesë të takimeve të rëndësishme.

Ahmeti ka theksuar se është lajm i keq mungesa e vizitave të rëndësishme atje nga ana e Kurtit.

“Kam shpresuar se kthimi i KM në SHBA do të ishte dëshmi për skeptikët në lidhje me marrëdhëniet e tij me politikën amerikane. Ndoshta do të ketë takime, por deri tani mungesa e tyre është lajm i keq. Si qytetar i Kosovës kam dëshirë që KM im të pritet në nivelin më të lartë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finlanda ka qenë e përgatitur prej kohësh nga një sulm…