Shpend Ahmeti: Po bëhemi gati për të nisur ditët e para në shkollë

10 shtator 2020 | 15:38

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se pas vendimit të Ministrisë së Arsimit që të rihapen shkollat, prioritet për komunën që drejton mbetet mbrojtja e shëndetit të të gjithëve e në veçanti e fëmijëve.

Ahmeti sot ka qëndruar në shkollën “Dardania”, ku është pranuar një donacion me pako higjienike dhe çanta me mjete mbrojtëse për fëmijët, për përgatitjen e rinisjes së mësimit.

“Po bëhemi gati për të nisur ditët e para në shkollë. Falënderojmë UNICEF-in dhe USAID-in për donacionin për 39 shkollat, ashtu që fëmijët e Prishtinës të kthehen të sigurt në shkollë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka thënë se…