Kuka: Klubet po shuhen, institucionet duhet të reagojnë  

10 shtator 2020 | 15:32

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka thënë se klubet po shuhen dita e ditës si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Ai i ka bërë thirrje autoriteteve që të reflektojnë karshi klubeve, karshi aktiviteteve e garave për të rinj.

“Ringjallja e klubeve sportive në Kosovë s’po ndodh!! Në pritje të premtimeve për rimëkëmbjen e sportit asgjë s’po ndodh ende. Klubet e sidomos shkollat bazë të sporteve në Kosovë si shkak i pandemisë po pësojnë në mënyrë drastike! Klubet po shuhen dita ditës si pasojë e situatës së krijuar. Shtatori muaji kur sporti ngritët me anëtarë të rinj tashmë shumicën e tyre i gjen të mbyllura e pa aktivitete sportive! Ministria, KOK-u bashkë me Federatat por edhe drejtoritë e Sporteve në Komuna reflektoni karshi klubeve, karshi aktiviteteve e garave për të rinj. Ta ringjallim sportin!”, ka shkruar Kuka në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi bashkë me deputetin Hekuran…