Shpend Maxhuni jep dorëheqje nga pozita e shefit të AKI-së

06 nëntor 2019 | 16:01

Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Agjencisë të Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Lajmin e ka bërë me dije përmes llogarisë së vet në “Facebook” kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

“Kam pranuar dorëheqjen e drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare. Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë. Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skënderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut. Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjerë”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare….

Gepostet von Ramush Haradinaj am Mittwoch, 6. November 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LeBron James bëri diferencën mbi parket në fitoren me përmbysje…