Shpërblehen Erza Muminoviq dhe Driton Kuka

14 gusht 2018 | 18:21

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka ndarë të martën shpërblimet shtetërore të Republikës së Kosovës për xhudisten Erza Muminoviq dhe trajnerin Driton Kuka, për Medaljen e Artë të fituar në Kampionatin Evropian U18 të Xhudos në Sarajevë.

Ministri Gashi dha shpërblimet shtetërore për xhudisten Erza Muminoviq dhe trajnerin Drion Kuka

Xhudistja Muminoviq ka marrë shpërblim prej 5 mijë eurove, ndërkaq trajneri Kuka 2 mijë e 500 euro.

“Ne do të vazhdojmë të ju përkrahim ashtu si deri më sot. Këto shpërblime që po i merrni janë meritë e juaja, e punës tuaj të suksesshme. Presim edhe rezultate tjera, si nga Erza ashtu edhe nga sportistët tjerë”, ka thënë ministri Kujtim Gashi, i cili shprehu falënderim edhe për trajnerin Driton Kuka për punën e tij të palodhshme dhe të frytshme si trajner.

Ministri Gashi dha shpërblimet shtetërore për xhudisten Erza Muminoviq dhe trajnerin Drion Kuka

Në anën tjetër, xhudistja Erza Muminoviq dhe trajneri Driton Kuka falënderuan ministrin Gashi për shpërblimet e dhëna.

Erza Muminoviq është e vetmja xhudiste e kualifikuar që të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të cilat do të mbahen në Argjentinë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të presë më 27…