
Shpërndahen fara të misrit dhe ushqim i koncentruar për blegtorët llapjanë
08 prill 2021
| 13:34
Të enjten janë shpërndarë fara të misrit dhe ushqim i koncentruar nga OZHR Mëshqjerra për 46 blegtorë llapjanë.
Gjatë shpërndarjes ishte i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (DBZhR), Vigan Salihu.
Drejtori Salihu e falënderoi OZHR-në Mëshqjerra për kontributin e vazhdueshëm të kësaj organizate për të ndihmuar fermerët llapjanë.
Ai i uroi përfituesit bujq të kësaj ndihme, si dhe u zotua para tyre se do të punojë maksimalisht që të rriten grantet dhe subvencionet për bujqit llapjanë.
Drejtori Salihu bashkëbisedoi me fermerët e pranishëm si dhe i informoi ata për projektet që pritet të realizohen gjatë vitit 2021 nga DBZhR-ja.