Shpërndahen kontratat për 50 fermerë përfitues të serrave në Podujevë

10 nëntor 2022 | 11:21

Në hapësirat e Kuvendit Komunal të Podujevës janë shpërndarë kontratat për 50 fermerë përfitues nga projekti i “Ndarja e serrave për kultivim për familjet me kushte të rënda ekonomike”.

Në ceremoninë e shpërndarjes së kontratave mori pjesë nënkryetarja e komunës, Marigona Lahu, e cila në emër të Komunës së Podujevës i uroj fermerët përfitues, duke ju dëshiruar punë të mbarë e duke i siguruar se komuna do të vazhdojë me projekte të tilla edhe vitin e ardhshëm, me qëllim të mbështetjes për fermerët e vyer dhe përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.

Ky projekt është bashkëfinancim mes Komunës së Podujevës dhe organizatës “Qatar Charity”, ku komuna participon me 30 për qind e vlerës së projektit, ndërsa organizata nga Katari me 70 për qind. Montimi i serrave do të bëhet nga java e ardhshme.

Nënkryetarja Lahu i falënderoi edhe organizatën nga Katari për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me komunën, si dhe u zotua për bashkëpunim të mëtutjeshëm edhe në sfera të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…