Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në Japoni, niveli i alarmit në nivelin më të lartë

24 korrik 2022 | 16:18

Një vullkan në ishullin kryesor perëndimor të Japonisë, Kyushu, ka shpërthyer me nivelin e alarmit të ngritur në 5 – më i larti.

Sipas medieve të huaj, Sakurajima shpërtheu rreth orës 20:05 me kohën lokale të dielën, tha Agjencia Meteorologjike Japoneze.

Asnjë dëm nuk është raportuar, por gurët vullkanikë mund të shiheshin deri në 2 kilometra larg vendit, sipas kanalit televiziv publik NHK.

Nuk kishte gjithashtu shenja të “parregullsisë” në centralin bërthamor Sendai aty pranë, tha rregullatori japonez bërthamor.

Niveli i alarmit të shpërthimit është ngritur në 5, më i larti, me disa zona të këshilluara për evakuim, shtuan mediet lokale.

Zona më e afërt e banimit – qyteti i Kagoshima – është përtej gjirit nga vullkani dhe rreth 3 kilometra larg – por njerëzit ende mund të urdhërohen të evakuohen nga atje.

Sakurajima është një nga vullkanet më aktivë të Japonisë dhe shpërthimet e niveleve të ndryshme janë të shpeshta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor ka suspenduar një zyrtar policor në Ferizaj, i…