Suspendohet zyrtari policor në Ferizaj

24 korrik 2022 | 16:12

Inspektorati Policor ka suspenduar një zyrtar policor në Ferizaj, i cili dyshohet se me një person tjetër kanë gjuajtur me armë zjarri drejt pyllit në Ferizaj.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj.

“Po, një zyrtar policor është i dyshuar për gjuajtje me armë dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. I njëjti është suspenduar dhe po hetohet në procedurë të rregullt, sipas autorizimit të Prokurorisë”, thuhet në përgjigje.

“Fsh.Jezerc, Ferizaj 23.07.2022-17:15 Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se dy meshkuj të panjohur  kishin shtënë me armë zjarrit në drejtim të pyllit dhe më pas janë larguar me vetura. Lidhur me rastin janë shoqëruar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë.  Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, lexonte sot raporti i policisë për këtë rast.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vendin ku Klisman Preçi u vra dhe Ylli Brahimi…