Shpërthen vullkani më i madh aktiv në botë, Mauna Loa

30 nëntor 2022 | 00:48

Vullkani më i madh aktiv në botë, Mauna Loa ka shpërthyer për herë të parë pas gati 40 vjetësh.

Ky vullkan gjendet në ishullin e Hawait në territorin amerikan, shkruan BBC.

Llava është lokalizuar në perimetrin e parashikuar, por banorët e zonave në afërsi janë paralajmëruar për rrezikun e hirit vullkanik.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) deklaroi se situata mund të ndryshojë shumë shpejt. Sipas USGS , Mauna Loa ka shpërthyer 33 herë që nga viti 1843.

Vullkani Mauna Loa gjendet 4.169 metra mbi nivelin e detit dhe zgjerohet në një territor prej mbi 5.179 kilometrash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja Shote Baraliu, ka thënë se Ronaldo braziliani është lojtari…