Shpërthen zjarri në ndërtesën e IML-së, Ministria e Drejtësisë jep detaje

25 mars 2023 | 22:57

Raportohet të ketë shpërthyer një zjarr në Ministrinë e Drejtësisë.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga ky dikaster, përmes një komunikate për media.

“Në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar që në ndërtesën e Institutit të Mjeksësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr. Të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrëfikësve. Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. Ministri, Blerim Sallahu”, thuhet në njoftim.

“Sipas informacioneve qe kemi aktualisht nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri. Personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit”, përfundon njoftimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Partisë Socialiste ka zyrtarizuar sot 61 kandidatët për…