Shpërthim tritoli në oborrin e një banese në Fushë Krujë

01 nëntor 2022 | 23:52

Një shpërthim tritoli është regjistruar pak më parë në Fushë Krujë. Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e banesës së shtetasit M.B., 54 vjeç duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 22:40, në lagjen “Magaze”, Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., 54 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë  plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla  materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se…