Shpëtohen mbi 500 emigrantë në Detin Mesdhe

06 janar 2019 | 16:19

Shërbimi spanjoll i shpëtimit në det ka bërë me dije se ka shpëtuar 549 emigrantë, të cilët po tentonin të kalonin Detin Mesdhe.

Ky shërbim tha se kanë kapur gjashtë anije të vogla që po bartnin në total 350 emigrantë gjatë ditës së shtunë në Ngushticën e Gjibraltarit.

Ndërkaq, sot edhe 199 emigrantë të tjerë janë shpëtuar nga pesë anije të ndryshme me të cilat po udhëtonin.

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka vlerësuar se 2 626 emigrantë kanë humbur jetën, teksa kanë tentuar që ta kalojnë Detin Mesdhe në vitin 2018.

Agjencia për kufi e Bashkimit Evropian (BE), ka theksuar se 57 mijë emigrantë kanë arritur në Spanjë vitin e kaluar, dyfishi i shifrës së emigrantëve që kishin hyrë paligjshëm në Spanjë gjatë vitit 2017.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fillimi i sezonit pranveror në Superligën e Kosovës po afrohet,…