Shpresë apo krizë?

16 janar 2020 | 22:16

Shkruan: Endrit Zabërgja –

Periudha që po kalojm do të mbahet mend për harmonizimin e shpejtë programor, dhe abuzimin e zgjatur të negociatave për ndarjen e pozitave në mes partive që proklamonin shpresën. Pas akuzave qe po i bëjnë njëra-tjetrës është kuptuar se partneritet me mirëbesim s’mund të krijojn dy partitë e para, gjë që po na shpie drejt një krize politike.

Me ofertën e fundit VV po luan me opinionin publik duke tentuar të portretizoj LDK-në si të etur për një ministri më shumë, ndërsa kjo e fundit me korrektësi po ruan parimin e ndarjes së barabartë të pushtetit që nga fillimi i negociatave me një ofertë mjaftë të arsyetueshme.
Deklaratat e zyrtarëve të këtyre partive tregojnë se tanimë ideja e marrëveshjes është zhdukur ndërsa beteja tash ka filluar të zhvillohet mediatikisht për gjetjen e fajtorit.

Kompromiset e deritanishme të LVV-së nuk vlejnë kur krahasohen me zgjedhjen e padrejtë të Kryetarit të Kuvendit, andaj edhe kërkesa e LDK-së për shkarkim është e drejtë nëse flasim për kompromis real.
LVV-ja e ka rastin ideal ta pranoj ofertën e LDK-së si komplet kompromisesh që do ja njihnim dhe të vazhdoj krijimin e institucioneve pas dhunimit të partneritetit që bëri me 26 Dhjetor, në të kundërten, çdo veprim tjetër tregon pagatishmërinë dhe mosguximin e VV të bartë përgjegjësi në këtë kohë sfidash të mëdha.

Duke ditur urgjencën e krijimit të institucioneve VV duhet sa më parë të deklarohet se a ka mandatar për kryeministër apo jo, duke mos e lënë peng shtetin dhe popullin.
Paaftësia e një grupi prej 29 deputetësh ta formojnë Qeverinë nuk duhet të zhvelftësoj vullnetin 91 të tjerëve.

Një Qeveri Teknike, me kryeministër konsensual duket të jetë drita në fund të tunelit si zgjidhje e krizës politike që do të shkaktohet pas shkëputjes së negociatave, mirëpo kjo asesi me kryeministër nga VV e cila u tregua e papjekur ndaj negociatave dhe asesi kryeministër Albini i cili u tregua i paaftë të ndërtoj partneritet politik.

Qeveria Teknike ndër prioritetet kryesore duhet ta ketë reformën zgjedhore ku presidenti do zgjedhej nga populli, ndryshime këto që do bëheshin mbrenda vitit, ndërsa edhe mandati i kësaj qeverie do të përfundonte me përfundimin e mandatit të presidentit aktual.

Vitit 2021 është edhe viti i zgjedhjeve lokale, andaj mbajtja e zgjedhjeve lokale, parlamentare dhe presidenciale në të njejtën kohë do të shërbente në filtrimin e plotë të kuadrove politike në të gjitha nivelet dhe poashtu do të kursente shumë buxhet.
Me zgjedhjen e presidentit nga populli besoj se do forconim demokracinë duke parandaluar që në të ardhmën të shkaktohen bllokada për poste politike nga akterë të ndryshëm, sikur tani.

Ndër tjerash, Qeveria Teknike duhet ta ketë obligim krijimin e një grupi të unitetit për negociatat Kosovë-Serbi në të cilin do përfshiheshin të gjitha partitë parlamentare, dhe ky grup i unitetit nuk do duhej të ndryshonte deri në arritjen e marrëveshjes, duke u zotuar se rezultatet politike të zgjedhjeve të ardhshme nuk do të jenë faktor destruktiv në tema me rëndesi historike.

Me 6 Tetor dham shembull në promovimin e vlerave demokratike euro-atlantike me procesin korrekt të votimit, ndërsa ky proces u banalizua me negociatat jo-parimore, e pakta çka kanë borxh VV e LDK është që sa më parë ta deklarojnë kapitullimin e negociatave dhe të fillojm afatet kushtetuese drejt gjetjes së zgjidhjes apo shkuarjes në zgjedhje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i qendrës, Leutrim Kadriun është rikthyer në KF Llapi.…