Kadriu rikthehet te Llapi, kjo është paga e tij

16 janar 2020 | 21:42

Mbrojtësi i qendrës, Leutrim Kadriun është rikthyer në KF Llapi. Ai në gjashtë mujorin e fundit ishte pjesë e Lirisë.

“Leutrim Kadriu, 25-vjeçar, i lindur në Podujevë, ka qenë pjesë e klubit në edicionin 2016/17 dhe 2017/18. Pas aventurave te Vushtrria, me të cilët u inkuadrua në Superligë, dhe te Liria për gjashtë muaj rikthehet në vendlindje dhe bashkërisht me futbollistët tjerë të skuadrës premton se do ta japë më të mirën drejt realizimit të objektivave të klubit”, thuhet në njoftimin e Llapin.

Gazeta mëson se paga e Kadriut në skuadrën që drejtohet nga Tahir Batatina është mbi 1 000 mijë euro.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avdullah Hoti, nga radhët e LDK-së, ka deklaruar se janë…