‘Shpresoj që Lajçaku do ta diskutojë çështjen e ndalimit të hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë’

27 qershor 2022 | 16:22

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë të hënën se “Prishtina në mënyrë të njëanshme ka ndaluar hyrjen e ministrave Branko Ruzhiq, Darija Kishiq Tepavçeviq dhe Vanja Udoviqiq, si dhe drejtorit të Zyrës së Qeverisë për IT, Mihail Jovanoviq, në territorin e Kosovës”.

Sipas tij, kjo është shkelje e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe siç ka thënë ai “është e papranueshme, nëse tentohet të shkohet në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve”.

“Shpresoj që Lajçaku ta ngrejë këtë çështje para zyrtarëve të Prishtinës gjatë vizitës së sotme dhe të nesërme në Prishtinë, sepse është e papranueshme të parashtrohet një kërkesë në mënyrën e duhur, siç parashikohet në marrëveshje, të dërgohet një njoftim dhe më pas të ndalohet hyrja e ministrave pa asnjë shpjegim”, u ka thënë Petkoviqi gazetarëve nga veriu i Mitrovicës, raporton “Tanjug”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka vizituar tre drejtuesit e…